Presidenti i vendit Hashim Thaçi sërish e ka quajtur të pakuptimtë dhe të dështuar dialogun me Serbinë.

Zhvillimin e tij në rrethanat aktuale, pa vënien e njohjes reciproke në tavolinën e diskutimit, siç thotë ai i shërben vetëm Serbisë.

Thaçi: Dialogu i dështuar, është në favor të Serbisë

“Ky dialog ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe është në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, është shprehur ai.

Këto komente i pari i vendit i bëri me rastin e homazheve në 31 vjetorin e rënies të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Share.