Presidenti Hashim Thaçi ka çmuar lart ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Kosovën në luftimin e pandemisë me koronavirus.

“Mirënjohës presidentit Donald Trump dhe Qeverisë së SHBA-së për dhurimin bujar të 50 respiratorëve për Kosovën si shtesë e 1,6 milion dollarëve të ndihmave të mëparshme për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19. Së bashku do të dalim më të fortë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë.

Pos respiratorëve, USAID-i po financon edhe një pako mbështetëse, e cila përfshin pajisjet shoqëruese, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe të tjera.

Share.