Kryetari Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi pasi ka hedhur votën e tij për zgjedhjen parlamentare në Maqedoninë e Veriut iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sa më masivisht në votime.

Lideri i PDSH-së ka thënë se këto zgjedhje duhet të jenë korrekte dhe demokratike, derisa ka shprehur shqetësimin se qytetarët maqedonas po kanë vështirësi për dalë në kutitë e votimit.

Thaçi: Qytetarët kanë vështirësi në dalje

“Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të jenë korrekt dhe demokratike të shkojnë mirë duke i përmbushur standardet demokratike.

Kemi një shqetësim të përbashkët që megjithatë qytetarët kanë vështirësi në dalje, do të ishte mirë që të gjithë të mobilizohen”, tha ai.

Maqedonia e Veriut sot po mban ditën e tretë me radhë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Tv Malisheva

Share.