Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se nëse Miroslav Lajçak nuk ndryshon bindje karshi Kosovës, nuk do të jetë i mirëseardhur në Kosovë dhe se ai nuk do të marrë pjesë në dialogun e udhëhequr nga ai.

“Nëse Lajçaku nuk e trajton Kosovën si vend të pavarur, unë nuk do të marrë pjesë në dialogun që e udhëheq ai. Do ta shikoj propozimin e tij, por ai duhet ta ketë të qartë qëndrimin e tij karshi Kosovës. Nëse vjen në Kosovë me qëndrimin aktual, ai nuk do të jetë e mirëseardhur dhe vizita e tij nuk do të ietë shumë entuziaste”, tha ai në Rubikon.

Megjithatë, Thaçi tha se Kosova duhet të koordinohet mirë me ShBA-në dhe BE-në për të ecur përpara.

Por shton se i beson vetëm projektit të ShBA-së./ Tv Malisheva

Share.