Presidenti i vendit Hashim Thaçi pas takimit që zhvilloi me tre liderë të partive politike, tha se do të respektojë në tërësi kushtetutën dhe ligjet në fuqi për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për funksionimin e institucioneve, apo edhe themelimin e institucioneve të reja.
“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi, jeta institucionale në Kosovë vazhdon dhe funksionimi i demokracisë do të vazhdojë. Si president i vendit, duke respektuar në tërësi kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, pas mocionit të mosbesimit, jam i detyruar për të filluar konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm te funksionit të institucioneve, apo themelimin e institucioneve të reja”, tha ai./ Tv Malisheva