Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth udhëheqjes së procesit të dialogut me Serbinë nga ana kosovare pas zgjedhjes së qeverisë së re.

Në emisionin Pressing në T7, presidenti i vendit tha se me dëshirë do ta shihte kryeministrin e ri Avdullah Hoti si udhëheqës nga pala kosovare.

Thaçi ka kërkuar nga Albin Kurti që dosjen e bisedimeve me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, gjatë kohës sa ishte kryeministër, t’ia dorëzojë Avdullah Hotit për të parë se çfarë është diskutuar aty.

“Mbi bazën e atij dokumenti, Hoti do t’i shohë parametrat se kanë kah shkuar, pasi që BE dhe SHBA nuk na presin. Duhet të jemi shumë të hapur dhe të kemi besim të plotë në SHBA, lidershipin e Trump dhe ambasadorin Grenell për të udhëhequr këtë proces

Se, kur do të fillojë dialogu pasi Serbia në qershor do të ketë zgjedhje, presidenti Thaçi tha se nuk e di datën./ TV Malisheva

Share.