Një ekip shkencëtarësh izraelitë kanë përdorur një mjet novator për ndryshimin e ADN-së për të vrarë me sukses qelizat kancerogjene.

Hulumtimi u krye te minjtë në Universitetin e Tel Avivit dhe shkencëtarët ishin në gjendje të shkatërronin me sukses qelizat kancerogjene duke lënë ato të shëndetshme të paprekura.

Shkencëtarët përdorën sistemin e redaktimit të gjeneve CRISPR Cas-9 për të shënjestruar qelizat kancerogjene pa prekur ndonjë tjetër. Ata krahasuan mjetin teknologjik me një palë gërshërë mikroskopike që i linin të prisnin qelizat kancerogjene në nivelin e ADN-së.

Krijuesit e mjetit, Jennifer Doudna dhe Emmanuelle Charpentier, fituan çmimin Nobel për Kimi këtë vit për punën e tyre.

“Ne besojmë se një qelizë kanceroze e trajtuar në këtë mënyrë nuk do të bëhet më aktive”, tha profesori Dan Peer, studimi i vlerësuar nga kolegët mbi hulumtimin në Tel Aviv u botua në revistën Science Advances.

“Nëse mund ta përdorim këtë teknologji, atëherë brenda tre trajtimeve mund të shkatërrojmë një tumor. Kjo teknologji mund të presë fizikisht ADN-në në qelizat kancerogjene dhe ato qeliza nuk do të mbijetojnë”, shtoi ai.

Eksperimenti përfshiu qindra minj me dy forma agresive të kancerit: glioblastoma, një kancer i trurit dhe kanceri metastatik i vezoreve.

Për momentin, CRISPR Cas-9 përdoret vetëm për sëmundje të rralla në qelizat që janë hequr tashmë nga trupi.

Peer shpjegoi se ky proces i ri përfundimisht mund të zëvendësojë kimioterapinë – një formë agresive e trajtimit që mund të ketë efekte anësore serioze për pacientët dhe se trajtimi i ri do të jetë gati për t’u përdorur te njerëzit brenda dy vjetësh.

Share.