Edhe një viktimë e Covid 19, është shënuar mbrëmjen e sotme në Pejë.

Prof.dr. Bakir Kelmendi, Prodekan i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, është ndarë nga jeta.

Lajmin për vdekjen e Bakir Kelmendit, e ka konfirmuar në orët e mbrëmjes edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, i cili ka shprehur ngushëllimet e thella personale dhe partiake.

Berisha edhe njëherë ka ftuar qytetarët për respektim të masave anti-Covid.

Postimi i plotë:

“Edhe një mbrëmje e rëndë për Pejën dhe Kosovën!

Me pikëllim dhe i trishtuar, mësova lajmin për vdekjen e hershme të Prodekanit të Fakultetit të Agrobiznesit në UP ‘Haxhi Zeka’, prof.Dr. Bakir Kelmendit!

Të ndjerin, do ruajë në kujtimet më të mira dhe më të sinqerta!

Me këtë rast, shprehë Ngushëllimet e mia dhe të Aleancës, për familjen Kelmendi, stafin akademik të UP ‘Haxhi Zeka’ dhe të gjithë qytetarët!

Profesor dhe mik Bakir, u prefshë në parajsë!

Të dashur qytetarë, Covid 19, po merr jetë, andaj sërsih ju ftojë që të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së në raport me masat prevenuese ndaj Covd 19!”-ka shkruar Ali Berisha.

Share.