Edhe një person nga Kamenica ka humbur betejën me koronavirus.
Kjo është vdekja e dytë nga Kamenica e konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati.
“Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me #COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre. Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh. Ngushëllime të sinqerta familjes!” ka shkruar Kastrati.