Më datë 25.04.2020 ka ndodhur një aksident me fatalitet në minierën e “Trepçës-Njësia e Crnacit”.

Aksidenti ka ndodhur në horizontin e tetë, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac, dhe nga ky aksident ka humbur jetën M.M. (1968), punëtor i nënkontraktuar i ndërmarrjes “Rudar Invest”.

Kryeinspektori i minierave Fatmir Gerguri menjëherë ka organizuar ekipin e inspektoratit dhe kanë dalë në vend të ngjarjes.

Në vend ngjarje kanë arritur edhe Policia e Kosovës – njësia e Hetimeve e cila ka përfaqësuar edhe Prokurorin Hetues, Mjekësia ligjore e punës, udhëheqës të minierës Crnac ,udhëheqësi i ndërmarrjes “Rudar Invest”.

Pas nxjerrjes së viktimës nga vendi i aksidentit, rreth orës 19:15 të datës 25.04.2020 trupi i pajetë është përcjellë për obduksion në QKUK, në Prishtinë.

KPMM ka formuar komisionin profesional dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e zonës së aksidentit dhe hetimin e shkaqeve të tij.

Inspektorati ka ndaluar punën në horizontin ku ka ndodhur aksidenti deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa ndërmarrjes i lejohet puna në vend-punishtet e tjera./ Tv Malisheva

Share.