Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka mbajtur takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

Temë kryesore e këtij takimi ishin prioritet e ministrisë me theks të veçantë forcimi i luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit, parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të pandemisë dhe zbatimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19, sipas Manualit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Veliu ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e fuqishme që SHBA ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sektorin e sigurisë në përgjithësi.

Ndërsa, ambasadori Kosnett theksoi se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës do të vazhdojë, përfshirë edhe me ato që sigurojnë sundimin e ligjit – i veçuar me përparësi të lartë për SHBA./Tv Malisheva

Share.