Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) planifikon të marrë një vendim mbi miratimin e vaksinës antiCOVID-19 të kompanisë Pfizer brenda disa javësh, sipas zyrtarëve të agjencisë.
Peter Marx, drejtor i Qendrës për Vlerësimin Biologjik dhe Kërkimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, tha se kjo do të jetë çështje javësh.
“Është e mundur që mund të jetë brenda pak ditësh, por qëllimi ynë është të sigurohemi që të jetë i sigurt brenda disa javësh. S’mund t’ju jap datën e saktë kur do të marrim miratimin për përdorim emergjent, por ne do të punojmë për ta bërë atë sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.
Komiteti këshillues i FDA-së për vaksinat dhe produktet biologjike do të mblidhet më 10 dhjetor për të diskutuar aplikimin për miratim për përdorim emergjent të paraqitur nga kompania Pfizer, transmeton CN