Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka akuzuara kryeministrin në detyrë Albin Kurti se me vendimet e tij po i ndan shqiptarët në të dyja anët e kufirit.
Në një postim në Facebook, ai ka kërkuar që Qeveria në detyrë të hapë urgjentisht kufirin me Shqipërinë.
“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, ka shkruar Veseli.
Ndryshe, Qeveria në detyrë ka vendosur që shtetasit shqiptarë që vijnë në Kosovë nga Shqipëria të vendosen në karantinë për shtatë ditë./ Tv Malisheva