Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar rreth raportit të fundit të organizatës “Reporterë pa Kufij” për renditjen e lirisë së shtypit, i cili tregon për një përmirësim në Kosovë.
Veseli ka thënë Kosova, përkundër sfidave të jashtëzakonshme të shtetndërtimit, ia ka dalë të ndërtojë një realitet mediatik të lirë e pluralist më të mirë se shumë shtete që kanë jetëgjatësi.
Ai ka thënë se ky fakt vlen të bëhet i ditur për ata politikanë të Kosovës që, sipas tij, e kanë njollosur Kosovën duke folur brenda dhe jashtë vendit.
Ky është shkrimi i Veselit në faqen e tij zyrtare facebook:
Raporti i fundit i organizatës së njohur Reporterë Pa Kufi për renditjen e lirisë së shtypit tregon edhe këtë vit një përmirësim të mëtejshëm me pesë vende të gjendjes në Kosovë duke dalë goxha më mirë se të gjithë shtetet me të ci lët kufizohet. Liria e mediave është një ndër shtyllat themelore të sistemit liberal demokratik që kemi ndërtuar me sukses në këto dy dekada liri.
Ne krenohemi që Kosova, edhe pse me sfidat e jashtëzakonshme të rindërtimit pas luftës, të shtetndërtimit pas shpalljes së pavarësisë si dhe të përpjekjeve të parreshtura për të konsoliduar sovranitetin dhe subjektivitetin tonë ndërkombëtar, ia ka dalë të ndërtojë një realitet mediatik të lirë e pluralist më të mirë se shumë shtete që kanë jetëgjatësi shumë më të madhe se yni.
Ky fakt vlen të bëhet i ditur në mënyrë të veçantë për ata politikanë e opinionbërës të Kosovës që karrierën e tyre e kanë ndërtuar duke mohuar, nëpërkëmbur apo shpërfillur arritjet e mëdha të Kosovës vlen për të përgënjeshtruar ata që e kanë nxirrë e njollosur padrejtësisht shtetin tonë kudo ku kanë folur, brenda e jashtë vendit./ Tv Malisheva