Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar ka falënderuar të gjithë bashkëluftëtarët dhe qytetarët e vendit për përkrahje me rastin e propozim-aktakuzës nga Prokurori i Specializuar, ndaj tij dhe presidentit Thaçi.
Përmes një video-mesazhi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga veteranët që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik.
Faleminderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik./ Tv Malisheva