Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në ditën e Çlirimit të Kosovës, ka takuar fëmijët e dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve. Para tyre, Veseli tha se nuk do të lejojnë asnjë parti, ideologji e as politikan që të prishin ardhmërinë e Kosovës.
Në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, opozitari theksoi se sakrifica e UÇK-së theu frikën e nënshtrimit për të sjellë lirinë vendit.
Veseli: Nuk lejojmë asnjë politikan të prishë ardhmërinë e shtetit tonë
“Nuk do të lejojmë asnjë parti, apo ideologji, e as politikan që për interesa të ngushta. Për një grusht pushteti të prish ardhmërinë e shtetit tonë të pavarur dhe sovran”, thotë ai.
Derisa edhe përkujtojë të gjithë të rënit për liri.
Veseli: Sakrifica e UÇK-së e theu frikën e nënshtrimin për të sjell lirinë e shtetit
“Sakrifica e prindërve të juaj, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në momentet më të rënda e theu frikën, e theu nënshtrimin dhe e solli lirinë e shtetit tonë dhe sovran Republikës së Kosovës”, tha ai.
Veseli tha se duhet të angazhohen për një shtet ku ka liri dhe përgjegjësi.
Veseli: Duhet të punojmë për një shtet ku ka liri dhe përgjegjësi
“Duhet të punojmë për një shtet ku ka liri dhe përgjegjësi, ku ka vizion dhe qëllim. Ku ligji të mbron dhe të jep mundësi ku ka shanse të barabarta për të gjithë, e në mënyrë të veçantë për të rinjtë. Ku nuk abuzohet me asnjë vlerë. Ku nuk ka vend për krim e korrupsion, ku ka për zhvillim ekonomik”, tha ai.
Ky takim i Veselit është bërë një orë përpara tubimit të Lëvizjes Vetëvendosjes për të kundërshtuar formimin e qeverisë së re. /Tv Malisheva