Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.
Nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka folur me ironi rreth gjithë kësaj, duke thënë se me këtë është krijuar gjendja e jashtëzakonshme.
Sipas saj, zgjidhja e vetme për të dalë nga gjendja aktuale është shkuarja në zgjedhje të reja.
“Nuk arritën ta shpallin, prandaj e krijuan GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME! Vjedhje JO zgjedhje PO”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.
Pas shpalljes së aktgjykimit të plotë, Grupi Parlamentar i LDK-së ka dërguar në Kuvend kërkesën për seancë për ditën e mërkurë, në ora 11.00, ku pritet të formohet qeveria e re Hoti./ Tv Malisheva