Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, pas formimit të Qeverisë Hoti.

Deri më tash janë mbledhur 236 mijë nënshkrime të qytetarëve, ka bërë të ditur ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi.

Kushtetuesja i dha të drejtën dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit, gjë të cilën Vetëvendosje e quan vjedhje e vullnetit demokratik të qytetarëve, pasi konsideron se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“I kujt është ky shtet? -nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pas-mesnatës dhe njeriut që ka vendim të prerë- dënim nga gjykata, kjo qeveri e Thaçit është për të financuar ndarjen dhe për të mbuluar sistemin e krimit dhe korrupsionin, favoret për pseudo- gazetarët e portalet e yellow press dhe kontratat e lobimit. 236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë gënjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediat sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propagandë. 236 mijë dhe vazhdojmë bashkë sepse jemi shumë e të pandalshëm, shkruan ndër tjera Abazi në Facebook./ Tv Malisheva

Share.