Ka nisur takimi i Bordit Këshillues për COVID-19, që njëherësh është edhe takimi i parë i këtij bordi që pas themelimit.
Ky Bord udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka, ndërsa janë duke marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj. Pjesë e takimit përveç anëtarëve të bordit, janë edhe dy ish-ministrat e Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe Ferid Agani.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ditë më parë kishte njoftuar se bordi do te ftonte 4 ish-ministrat e fundit në takim, por që sot nuk janë parë dy të fundit Arben Vitia i LVV-së dhe Uran Ismaili i PDK-së./Tv Malisheva