​Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, të shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Bernhard Soland.

Në takim u diskutua për mbështetjen e mëtejme të Konfederatës Zviceriane për sistemin shëndetësor të Kosovës, me theks të posaçëm të arriturat dhe sfidat e projektit zviceran për kujdesin shëndetësor të qasshëm, për të ngritur cilësinë e shërbimeve dhe fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Ministri Vitia shprehu falënderimin e sinqertë për kontributin e madh të Qeverisë dhe popullit zviceran në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor në Kosovë dhe riktheksoi përkushtimin e Qeverisë së re të Kosovës që shëndetësinë e sheh si prioritet dhe veçanërisht Ministrisë që udhëheqë që fuqizimin e Kujdesit Par ësor Shëndetësor e trajton si prioritet të reformimit të mëtejmë të sistemit shëndetësor.

Në fund ishte pajtueshmëri e plotë që projekti në fjalë, sikur edhe të gjitha projektet tjera në shëndetësi, duhet dhe do të jenë në përputhje me prioritetet e programit qeveritar për shëndetësi dhe ta ndihmojnë realizimin e tij, duke ndjekur dhe ushqyer prioritetet e dakorduara.

Share.