Willian, sulmuesi i Chelseas ka zbuluar një prapaskenë tejet interesante në lidhje me transferimin e tij në Barcelonë.
Në një intervistë për DAZN, braziliani ka zbuluar se është kërkuar nga Barcelona në verën e 2018-së dhe se Chelsea ka refuzuar çdo ofertë për të.
“E vetmja ofertë që kam patur për t’u larguar nga Chelsea ka qenë ajo e Barcelonës. Më kanë kërkuar në verën e 2018-së, pas Botërorit. Por oferta u refuzua”, tha fillimisht Willian.
“Ai ka qenë rasti i vetëm ku më është dashur të flas me familjen time. Megjithatë, ndihem shumë mirë këtu në Londër dhe kjo ka qenë një arsye se pse kam qëndruar”.
Në lidhjet me të ardhmen braziliani tha se nëse do të kthehesha në Brazil, do të shkonte në Corinthias.
“Kam qenë tifoz i tyre dhe do të doja të luaja përsëri atje”, ka përfunduar Willian./TV Malisheva