Një aksident i pabesueshëm trafiku ka ndodhur në Hanahan të Charleston në shtetin e Karolinës së Jugut.
Një vozitës kishte humbur kontrollin e automjetit dhe nga shpejtësia e madhe nuk arriti të bëjë kthesën në rrugë, duke përfunduar në kopshtin e një shtëpie.
Vozitësi thjesht fluturoi nga Jeep-i derisa ky i fundit po rrokullisej në ajër.
Makina vazhdoi fluturimin edhe për sa kohë dhe ra mbi burrin e shtrirë në tokë.
Mediat lokale raportuan se shoferi i xhipit ‘fluturues’ tejkaloi kufirin e shpejtësisë, kështu që humbi kontrollin e automjetit.
Bonnie Siembieda, pronare e kopshtit, tha se vozitësi kishte shpëtuar gjallë dhe ishte transferuar në spital.
“Ju dëgjoni tingullin e frenave dhe papritmas një automjet është në mes të kopshtit tuaj”, tregon Siembieda momentet e aksidentit, pamjet e të cilit janë kapur nga një kamerë e sigurisë, transmeton TVMalisheva
<iframe src=”https://www.milliyet.com.tr/video/embed/?vid=6209132&resizable=1&autostart=true” width=”584px” height=”326px” frameborder=”0″ scrolling=”0″ allow=”autoplay; fullscreen” allowfullscreen></iframe>