Kryeministrja e Zelandës, Jacinda Ardern, ka konfirmuar katër raste lokale me koronavirusin e ri, të cilat janë rastet e para pas 102 ditëve.

Duke u adresuar në një konferencë për media, Ardern tha se duke filluar nga dita e nesërme, autoritetet kanë paralajmëruar një bllokim alarmues të nivelit të tretë në kryeqytet.

Ardern tha se për të zbatuar bllokimin alarmues të nivelit të tretë, banorët e Auckland-it do të qëndrojnë në shtëpi, me përjashtim të “punonjësve të shërbimeve thelbësore”.

Pjesa tjetër e vendit do të jenë nën një bllokim alarmues të nivelit të dytë.

Ardern kërkoi që shkollat, ambientet publike, baret, restorantet dhe bizneset të mbyllen nga mesi i ditës së nesërme.

Rastet e reja të koronavirusit u raportuan pas 102 ditëve pa asnjë infeksion lokal të regjistruar.

Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar gjithsej 1.570 raste me COVID-19, përfshirë 22 vdekje.

Në muajin mars, Zelanda e Re imponoi një bllokim alarmues të nivelit të katërt dhe u transferua në nivelin e tretë më 27 prill. Me raste aktive thuajse zero, vendi u zhvendos në nivelin e dytë më 13 maj dhe në nivelin e parë më 9 qershor./Tv Malisheva

Share.