Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e radhë, ku janë shqyrtuar raportet e kandidatëve për shtatë gjyqtarë mbikëqyrës të gjykatave themelore dhe dy kryetar të gjykatave themelore, mandati i të cilëve është pesë vjeçar dhe do të fillojë nga data 1 tetor.

KGjK nëpërmjet një komunikate njofton se sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Mustaf Tahiri, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Gjyqtarin Njazi Morina, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë; Gjyqtarin Ilir Rashkaj, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec; Gjyqtaren Sabrije Rraci, Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë; Gjyqtaren Ajshe Balaj, Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Deçan; Gjyqtarin Shemsedin Haxhiaj, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Istog; Gjyqtarin Avdulla Mecinaj, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj dhe Gjyqtarin Zenel Tasholli, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan”, thuhet në komunikatë, ku theksohet se kandidati i vetëm për kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren, Agron Hoxhaj, nuk mori votat e mjaftueshme për t’u emëruar kryetar i kësaj gjykate./TV Malisheva

Share.