Një zjarr shpërtheu në dhomën teknike në katin 27 të Kullës së Qendrës Botërore të Tregtisë në Bruksel.

Tymi i zi i dendur është i dukshëm nga larg, dhe kreu i brigadës së zjarrit të Antwerp, Bert Brughemans, tha se ishte një zjarr “shumë serioz”.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar ose viktima në njerëz.

Kulla aktualisht nuk është përdorur pasi është duke u rinovuar, dhe në kohën e zjarrit ishin të pranishëm vetëm disa punëtorë, të cilët arritën të evakuohen në kohë.

Share.