Tre persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin se qëllimisht kanë ndezur zjarre në disa fshatra të Vlorës e Sarandës.

S. Q, (59), banues në fshatin Dukat, dyshohet se më 27.07.2021, ka djegur ndezur zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun.

Ndërsa I. S. (45), banues në Përmet, dyshohet se dje ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale shkatërrimi i pronës me zjarr i shtetasit L. M., 53-vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Digjital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore./TV Malisheva

Share.