Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre.
1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot.
Në vitin 1291, tri kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale, e cila ishte baza e Konfederatës së sotme zvicerane me 26 kantone.
Një grup burrash liridashës u betua për besnikëri në livadhin e Rutli në bregun e liqenit të Lucernit, në kantonin e Urit.
Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800.
Për herë të parë, 1 Gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga 1899 u bë festë vjetore.
Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 Gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti 1994 ajo u bë edhe ditë pushimi.
1 Gushti festohet brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarrë./Tv Malisheva