Të shtunën pasmesnate, në program pritet të jetë njëra nga ndeshjet më interesante të këtij viti.

Fjala është për super-meçin, Deontay Wilder – Luis Ortiz, shkruan GazetaBlic.

Wilder është i pamposhtur në 42 meçe profesionale në karrierën e tij, ku ka 41 fitore dhe një barazim. Prej tyre, 40 fitore i ka me “knock-out”. Ndërkaq barazimin e vetëm e ka regjistruar vitin e kaluar, në duel me Tyson Furyn. Ortiz ndërkaq, ka kandiduar për titullin e më të mirit në kategorinë e rëndë të “WBC’.

Ka qenë bokeri tjetër i njohur, Haye, që për Sky Sport ka komentuar pikat e dobëta dhe ato të fortat e Wilderit, teksa ka shtuar faktin se fortësia e goditjeve të tij vlerësohet me notën 10/10.

“Ai ka një mjekër interesante dhe të vështirë për t’u goditur, por brishtësia e grushtit të tij tejkalon secilën pritshmëri. Mund të flasin vetëm ata që janë përballur me të. Mos harroni, ai posedon një goditje të fortë, e që padiskutim vlerësohet me notën 10 nga 10”, përfundoi ai.

Meçi tashmë ka filluar të marrë vëmendjen botërore, derisa ai do të zhvillohet në “Grand Garden Arena” të Las Vegas’it në Shtetet e Bashkuara.

Share.