Regjistrimet për papunësi u ulën sërish në SHBA, pas dy javësh rritje për shkak të shpërthimit të ri të rasteve të infektimit me COVID-19 në vend, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.

“Midis 26 korrikut dhe 1 gushtit, 1,19 milionë persona janë regjistruan si të papunë, nga 1,43 milionë të javës së kaluar, ndërkohë që analistët prisnin 1,4 milionë regjistrime të reja”, njoftoi Departamenti i Punës.

Ndërkohë, miliona amerikanë të papunë tani po përballen me humbjen, që nga fillimi i muajit, të ndihmës shtesë prej 600 dollarësh në javë, raporton ATSh.

Një zgjatje prej disa muajsh e kësaj ndihme po negociohet nga zyrtarë të zgjedhur të Kongresit, të cilët po përpiqen të gjejnë një bazë të përbashkët.

Deri më tani, SHBA-ja vendi më i prekur nga virusi, po përpiqet të frenojë pandeminë.

Share.