Në 24 orët e fundit, në territorin e komunës së Malishevës, një person është shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në komunën e Malishevës është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1114 raste, prej tyre 1049 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 13 raste./TV Malisheva