Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 5 raste të reja.
Kështu është bërë ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1088 raste, prej tyre 993 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 43 persona./TV Malisheva