Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar dhe janë regjistruar shtatë raste të reja me covid-19.
Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe kontakti me rastet në terren.
Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Bellanicë, dhe nga 1 rast janë regjistruar në Temeqinë, Pagarushë, Astrazup, Llazicë dhe Kijevë, ndërsa numri i rasteve aktive është 86.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 419 persona, prej tyre 306 janë shëruar, 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 86 persona. /TV Malisheva