Në 24 orët e fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Këto të dhëna IKSHPK, i ka konfirmuar në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë Covid-19, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 1095 raste, prej tyre 1005 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 38 persona./TV Malisheva