Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar dhe janë regjistruar 7 raste të reja me covid-19. Të dhënat janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 586 persona, prej tyre 492 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 58 persona.

Share.