Sot është regjistruar dita e dytë pa asnjë rast të ri me COVID-19 në Komunën e Malishevës, përderisa një person është shëruar plotësisht, ndërsa dje një person ka ndërruar jetë.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Numri i rasteve aktive me korona virus në Komunën e Malishevës, është 45 raste.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, janë regjistruar 158 raste me COVID-19, prej tyre 101 janë shëruar, 45 raste janë aktive dhe 12 persona kanë vdekur. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga IKSHP.

Shtabi komunal emergjent, vazhdon të kërkoj nga të gjithë pa dallim, që të respektojnë masat dhe vendimet e organeve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtja të maskave mbrojtëse, higjienë të duarve dhe shmangien nga grumbullimet e njerëzve./Tv Malisheva

Share.