Në Malishevë, në 24 orët e fundit 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 48 raste të reja, shkruan TV Malisheva.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot në Malishevë, me covid-19 janë regjistruar gjithsej 2334 raste, prej tyre 1515 janë shëruar, 59 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 760 persona.

Postimi i plotë nga Komuna e Malishevës:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 78 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë me cvoid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 48 raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2334 raste, prej tyre 1515 janë shëruar, 59 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 760 persona.

 

Share.