Në 24 orët e fundit, në territorin e komunës së Malishevës, një person ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Kjo është bërë e ditur në komunikimin e rregullt të komunës së Malishevës, përkatësisht shtabit komunal, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1121 raste, prej tyre 1066 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 5 persona./TV Malisheva

Share.