Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të COVID-19 për 24 orët e fundit në Kosovë, ku është raportuar 1 viktimë nga ky virus, raporton TV Malisheva.
Gjatë kësaj kohe nga testimi i 1 mijë e 984 personave, janë regjistruar edhe 14 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
27 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës.
Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.310.
Në total numri i rasteve aktive është 171.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!