Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe një viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 7 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i IKSHPK’së:
13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.
Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.
Në total numri i rasteve aktive është 434.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën! /TV Malisheva