Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 110 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona nga koronavirusi.

Deri tani në Kosovë 108 mijë e 623 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19.

2 mijë e 267 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi./TV Malisheva

Postimi i plotë:

#Bashkëiadalim

03 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.667 testime, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 689.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Share.