Ka shumë fakte për sytë të cilat personat që nuk kanë pasur probleme kurrë me këtë organ nuk i dinë. Por, sytë janë ndër organet më të fuqishme në trupin e njeriut, aq të fuqishme sa që përdorin 65 për qind të kapacitetit të trurit për t’i vënë në funksion.
1.Sytë nuk pushojnë asnjëherë, mund të mendoni se derisa dremitni apo flini, sytë iu pushojnë por e vërteta është se ato kurrë nuk pushojnë. Qepallat dhe muskujt e jashtëm të syve mund të pushojnë ndonjëherë por sytë si organ nuk pushojnë asnjëherë.
2. Sytë kanë muskujt më të fuqishëm. Muskujt më të fuqishëm në trupin tuaj janë të lokalizuar në sytë tuaj. Ata janë përgjegjës për lëvizjen e syve. Pra, harroni duart dhe këmbët e forta sepse muskujt në sytë tuaj janë më të fuqishëm.
3. Sytë janë shumë të brishtë. Pavarësisht faktit se syri është njëri prej organeve më të rëndësishme në trupin tuaj dhe është përgjegjës për rreth 85 për qind të informacioneve që njeriu i merr, mos harroni se sytë janë shumë të brishtë sa që dy kokërdhokët e syve peshojnë vetëm 28 gramë.
4. Ju i përpëlitni sytë 12 herë në minutë, brenda një minute, një person përpëlitë sytë 12 herë. Një mbyllje e syrit bëhet brenda 1 të 10-tën e sekondës, prandaj njerëzit shpenzojnë shumë kohë duke mbyllur sytë e tyre, më shumë sesa e mendojnë.
5. Sytë kanë pika të verbëra, çdo sy njerëzor ka vrima që quhen ‘pika të verbëra’. Këto vrima krijohen për shkak të komunikimit në mes të retinës dhe nervit optik edhe pse efektet e këtyre pikave të verbra në sy janë mezi të dukshme për shkak se të dy sytë punojnë bashkërisht për të kompensuar atë pikë të verbër me pikën tjetër të verbër.
6. Rreth 39 milionë njerëz në botë kanë shikim të dëmtuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se rreth 39 milionë njerëz në gjithë botën janë të verbër, ndërkaq më shumë se 239 milionë njerëz vuajnë nga dëmtimi vizual apo ndonjë dëmtim tjetër i syrit.
7. S’ka transplant të syrit. Syri është një organ, të cilët doktorët nuk kanë gjetur akoma mënyrë për ta transplantuar, transmeton lajmi.net. Kjo për shkak se nervat optik të cilët lidhin syrin me trurin janë aq të brishtë sa praktikisht është e pamundur që të rindërtohen në mënyrë të suksesshme .
8. Sytë mund të shërohen shumë shpejt, syri është njëri prej organeve që shërohet më së shpejti. Një gërvishtje në sy, nëse trajtohet si duhet mund të shërohet përfundimisht brenda 48 orëve.
9. Sytë nuk mund të prodhojnë lot derisa foshnja të jetë 2 ose 4 muajsh. A e keni vënë se foshnjat sapo lindin qajnë por nuk nxjerrin lot? Kjo ndodh për shkak se gjëndra që prodhon lotin nuk është ende e zhvilluar plotësisht. Kjo gjë ndodhë kur foshnja mbush dy apo katër muaj.
10. Disa njerëz kanë sytë me ngjyra të ndryshme, nëse një person ka dy sytë me ngjyra të ndryshme, atëherë ai ka hetrochromia, shembull njëri sy ngjyrë gjelbër dhe tjetri ngjyrë kafe.
/TVMalisheva