Ilaçi më i mirë i zemrës është e qeshura

Një e qeshur ‘me shpirt’ mund të qarkullojë 20% më shumë gjak në të gjithë trupin.

Kjo është arsyeja pse e qeshura është antidota e përsosur kundër stresit. Kur një person qesh, rreshtimi i mureve të enëve të gjakut zgjerohet dhe relaksohet.

Madhësia e zemrës tek të rriturit është sa madhësia e dy grushtave, ndërsa tek fëmijët është sa madhësia e grushtit të tyre.

Zemra rreh rreth 100,000 herë në ditë

Zemra e të rriturve rreh mesatarisht 72x në minutë, 100,000x në ditë, 3,600,000x në vit dhe 2.5 miliardë herë gjatë jetës së tij.

Kur ju duket ndonjëherë sikur zemra ju rreh fortë ndodh për shkak të mbylljes së 4 valvulave të zemrës.

Impulsi elektrik

Zemra ka impulsin e vet elektrik. Prandaj, mund të vazhdojë të rrahë edhe kur ndahet nga trupi, për sa kohë që ka një furnizim të mjaftueshëm me oksigjen.

Mungesa e gjumit

Privimi për një kohë të gjatë nga orët e plota të gjumit, mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës.

Vëllimi i gjakut të pompuar nga zemra, mund të ndryshojë nga 5-30 litra në minutë.

Një rubinet kuzhine do të duhej të lihet hapur për 45 vite e të rrjedhë pa pushim, për të barazuar sasinë e gjakut të pompuar nga zemra.

Zemra e një gruaje rreh më shpejt në krahasim me zemrën e një burri. Zemra e një burri mesatar rreh afërsisht shtatëdhjetë herë në minutë, ndërsa gruas mesatarisht i rreth 78 herë. /TV Malisheva

Share.