Të gjithë po hamenden dhe janë konfuzuar nga qeveria si është e mundur ‘qeveria po na thotë që ekonomia po rritet’ e ne po jetojmë e jemi më keq se përpara. Dëshiroj me adresu këtë dhe me shpjegu pse rritja e BPV (GDP) nuk dmth jetë më të mire. Përkundrazi, pse në Kosovë po vështirësohet jeta. Edhe ashtu është konfirmuar nga anketat që rritja e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike janë brenga kryesore e qytetarëve. Në vijim disa fakte:

  1. Inflacioni dhe fuqia blerëse: Ti mundesh me pas rritje 3.4% po nëse mesatarja e inflacionit për vitin 2022 është 11.6% si rasti në Kosovë, ti nuk ke asnjë rritje faktike. Përkundrazi, inflacioni ka ndikuar që fuqia blerëse të zvogëlohet dukshëm. Kjo ka ndodhur në Kosovë, kemi pasur inflacion tepër të lartë që ka shkuar mbi 14% e rritje rreth 3.4%. Pra vlera blerëse e familjeve dhe qytetarëve është shumë më e vogël. Asnjë rritje ekonomike ska pasur për njerëzit në këtë rast. Jeta është më e vështirë. Vështirësitë ekonomike shumë të larta sesa më herët. Secili kosovarë e di këtë nën lëkurën e vet.
  2. Çmimet rriten më shpejt sesa pagat: Kjo ka ndodhur. Kur kemi rritje të cmimeve, sidomos ato të konzumit shumë më të larta sesa rritja e pagave, asnjë rritje ekonomike nuk ka arsye e sens. Pëshembull disa produkte bazë sikur domatet janë rritur 100% e pagat as 5% nuk janë rritur. Ska këtu kurfar efekti një rritje e përgjithshme e ekonomisë për 3-4%; Njerëzit po kanë vështirësi ti mbulojnë nevojat bazë, sidomos gjatë dimrit kur faturat e rrymës ju marrin një pjesë të konsiderueshme të të hyrave;
  3. Dinamika e sektorëve ekonomik: Kur ke rritje psh 3-4% kjo mundet me ardh prej faktorëve dhe efekteve të ndryshme. Përshembull, nëse ke structure të thellë të importit si rasti I Kosovës, atëherë munden cmimet me u rritë asisoji në një sektor saqë në disa sektorë tjetër të mos ketë aspak rritje. Kështu, përshembull sektori i ndërtimtarisë dhe tregtisë munden me pas rritje, por sektori i shërbime me pas vështirësi të thella. Kjo nënkupton që një grup I vogël I njerëzve munden me përfitu nga një rritje sektoriale e ekonomisë e jo medomos qytetarët;
  4. Pabarazia në të hyra dhe adhura: Rritja e GDPsë nuk siguron medomos shpëndarje të barabartë të mirëqenies. Psh një ndërmarrje mundet me pas rritje 200 milion në shitje të produktit apo metaleve specifike dhe kjo mundet me rritë një ekonomi bazike si Kosova. Kjo rritje nuk nënkupton që do të përfitojnë qytetatët; Dmth një segment I vogël i ekonomisë mund të përfitoj por jo shumica e qytetarëve. Kjo me gjasë ka ndodhur në Kosovë viteve të fundit;
  5. Degradimi i mjedisit: Rritja e PBB-së mund të vijë në kurriz të mjedisit dhe shëndetit publik. I kemi pasur disa raste me disa ndërmarrje të privatizuara (Drenas dhe Han të Elezit) ku këto kompani kanë pasur eksporte të mira dhe kanë eksportuar me qindra milionë në vit. Por kostoja e ndikimit në mjedis ka qënë shumë e lartë. Rrjedhimisht, shëndeti public, cilësia e ajrit, mjedisi dhe jetëgjatësia mund të kenë qënë viktima. Mbi të gjitha, në këto raste, vetëm një grusht i vogël I njerëzve kanë përfituar, e jo qytetarët. Niveli i mirëqenies nuk është rritur.
  6. Papunësia: Kosova i ka gati 800,000 persona që kanë moshë të punës e nuk janë pjesë e tregut të punës. Dmth edhe kur rritet PBV/GDP kjo nuk përkthehet në rritje të mirëqenies apo përmirësim të kushteve të punësimit. Për gjenerim të një vend pune rreth 30,000 nevojiten në mesatare në disa vende. Dmth na nevojitet rritje rreth 25 miliardë euro që me i integruar në treg të punës dhe me i punësuar. Pra, rritja e GDP nuk korrespondon me rritje në punësim dhe rritje të cilësisë e standardit të jetesës; Gjithashtu, cilësi e vendeve të punës ka me rëndësi. Punët me paga të ulëta, të pasigurta ose të përkohshme mund të shtohen shpien në pasiguri dhe kënaqësi të ulët në punë;
  7. Shëndetësia dhe Arsimi: Këto janë indikatorët më të mire të rrijes kualitative ekonomike. Nëse këto dy sektorë nuk po përmirësohen, sidomos në sektorin publik, atëherë edhe mirëqenia nuk po përmirësohet. Një shoqëri pa arsim dhe shëndetësi cilësore ka predispozita të vogla me rritë mirëqenien dhe standardni e jetesës në terme afatmesme dhe afatgjate;
  8. Polarizimi apo Kohezioni Social: Në Kosovë e kemi një situatë ku polarizimi social është në rritje apo ku ka mungesë të kohezionit social. Kjo zakonisht ndodhë kur kemi një rritje të njëanshme dhe jo të balancuar. Ku rritja e efekton vetëm një grup të vogël të njerëzve por mirëqenia e shumicës nuk ndryshon. Nga kjo situate rrjedhin pastaj tensione sociale të cilat edhe ndikohnë negativisht në rritje kualitative ekonomike dhe mirëqenien e përgjithshme;
  9. Shërbimet Publike, Analfabetizmi dhe Jetëgjatësia: Edhe këta tregues social janë indicatorë të rëndësishëm për matjen e rritjes kualitative ekonomike. Nëse nuk kemi përmirësim shërbime publike, kuptueshmëri e shkrim-lexim, jetëgjatësi… numri i smundjeve rritet, aty kemi indikatorë social që cilësia e jetesës nuk po përmirësohet. Rrjedhimisht, rritja ekonomike nuk ka qenë në dobi të qytetarëve dhe publikur por vetëm tek një grup i vogël apo shtresë e vogël e njerëzve.
  10. Si përfundim, rritja ekonomike apo rritja e PBV/GDP është vetëm një indicator i performancës ekonomike dhe jo domosdoshmërisht kap pamjen e plotë të mirëqenies së njerëzve. Për me kuptu kualitetin e rritje ekonoike, ne duhet patjetër të marrim parasyesh edhe tregues tjerë që u përmendën më lartë e që përfshijnë shpërndarjen e të ardhurave, qasjen dhe kualitetin në shërbimet bazë, shëndetin public, mjedisin e shumë tregues socialë që metëvërtetë me kuptu kualitetin e rrijtes ekonomike. E jo vetëm të përkthehet rritja e PBV në rritje të cilësisë së jetëse, biznesit dhe ekonomisë.

/TV Malisheva

Share.