Truri është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në një nivel të lartë) nëpërmjet organeve shqisore (syve, veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm.
Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Më poshtë i gjeni disa fakte interesante për të.
1. Impulset nervore drejt trurit udhëtojnë me një shpejtësi prej rreth 380 km/h.
2. Truri juaj përbën 23 wat energji kur jeni të zgjuar – mjaftueshëm për një llambë drite.
3. Mendja njerëzore është në gjendje të ruajë pesë herë informacionet. Është vlerësuar se truri ynë ka një memorie në mes të tre dhe 1000 terabyte.
4. Vetëm truri përdor 20% të oksigjenit që hyn në trupin tonë dhe që transportohet në gjak. Masa e trurit është e barabartë me 2% të trupit tonë, por konsumon oksigjen më shumë se çdo organ tjetër.
5. Truri i njeriut peshon rreth 1.5 kg. Por, madhësia jo gjithmonë nënkupton inteligjencë. Meshkujt kanë prirje të kenë tru më të madh se sa femrat.
6. 60% e trurit të njeriut përbëhet nga yndyra. Jo vetëm që është organi më i dhjamosur në trupin e njeriut, por këto acide yndyrore janë thelbësore për funksionimin normal të trurit. Sigurohu që të marrësh elemente të shëndetshme ushqyese.
7. Informacioni në tru udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 430 km/orë. Në momentin që një neuron nxitet, ai prodhon impuls elektrik, i cili udhëton nga qeliza në qelizë. Prishja e këtij procesi mund të shkaktojë krizë konvulsive/epileptike.
8. Truri nuk mund të ndiej dhimbje, kjo është për shkak se në të nuk ka receptorë të dhimbjes.
9. 80% e trurit tonë është e përbërë nga uji.
10.Truri juaj nuk është plotësisht i formuar deri në moshën 25 vjeç. Zhvillimi i trurit fillon nga pjesa e pasme e tij dhe vazhdon në pjesën e përparme. Prandaj, lobet frontale, të cilat kontrollojnë planifikimin dhe arsyetimin, janë të fundit që formojnë lidhje të fuqishme strukturale.
/TV Malisheva