Adolf Hitler është njëri prej njerëzve më kontravers, më të përçmuar, dhe më të ligë, që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit.
Për shkak të bindjeve dhe planeve të tij, miliona njerëz kanë vde.kur, miliona të tjerë janë shpërngulur apo dhe kanë humbur pasurinë e tyre.
Holokausti psh. është një prej gjenocidëve më të mëdha që ka njohur bota – dhe faji për të bie prapë mbi një person të vetëm, të quajtur Adolf Hitler.
Për Hitlerin janë shkruar qindra e mijëra libra, janë realizuar shumë filma e dokumentarë, e megjithatë, për të ka ende çfarë të thuhet dhe çfarë të shkruhet.
Andaj ju sjellim 10 fakte interesante mbi këtë njeri – që zbulojnë anën më pak të njohur të tij.
1. E donte Amerikën
Hitleri shpeshherë e lavdëronte “efikasitetin” e gjen.ocidit amerikan ndaj indianëve vendës – fakt që SHBA-të përpiqen ta minimizojnë në vazhdimësi.
2. Babai i tij ishte shumë i rrept
Babai i tij ishte një zyrtar i doganës austriake – i njohur për karakter gja.knxehtë dhe i rrept.
3. Dëshironte të hiqte qafe kozmetikën
Hitleri fillimisht dëshironte të shuante tërësisht industrinë e kozmetikës në Gjermani, por vendosi të bënte këtë gjë hap pas hapi, për të mos e mërzitur dashnorën e tij, Eva Braun.
4. Nuk e pëlqente futbollin
Hitleri gradualisht filloi të urrente futbollin, sepse e dinte që nuk mund t’i manipulonte ndeshjet në favor të Gjermanisë.
5. Dëshironte të hapte një muze
Hitleri filloi t’i mblidhte artefaktet e hebrejve gjatë Holokaustit, duke thënë se dëshiron të hapë, “Muzeun e racës së zhdukur”.
6. Krishtlindjet
Partia e nazistëve njëherë ishte përpjekur që Krishtlindjet t’i shndërronte në festë jo-religjioze, kur do të festohej ardhja në pushtet e Hitlerit.
Kështu, Shën Nikolla do të zëvendësohej me Njëshin – “njeriun solstik”, ndërsa emblema e nazistëve svastika do të vendosej në maje të pemës së Krishtlindjeve.
7. E gënjeu kishën
Ai bëri një pakt me kishën katolike, duke i garantuar se do të jetë e sigurt gjatë Luftës II Botërore, mirëpo shumë shpejt e kishte shkelur këtë marrëveshje, duke iu lejuar nazistëve të vazhdojnë me aktivitetet anti-katolike.
8. Ai pati shok një hebre
Edhe pse i urrente hebrenjtë, raportohet se Hitleri pati një shok të ngushtë me prejardhje çifute.
Ai po ashtu e mbajti një doktor hebre larg kampeve të përqëndrimit, sepse ky doktor i kishte ofruar përkujdesje mjekësore falas familjes së tij, derisa ai ende ishte fëmijë.
9. Bëri vetëvr.asje pasi u martua
Ai bëri vetëvr.asje, por vetëm një ditë pasi u martua me Eva Braun.
10. I pëlqente filmat e Disney-t
Hitleri i pëlqente filmat e Disney-t. Madje, filmin “Borëbardha” e kishte quajtur si një prej filmave më të mirë të kohës së tij. /TV Malisheva