Njihuni me disa kuriozitete në lidhje me gjenialitetin. Gjenialiteti është aftësia e një personi në gjendje të tregojë kapacitet intelektual mbi normë, kreativitet dhe origjinalitet në një fushë të caktuar apo në një kompleks më të gjerë të njohjes njerëzore.
1. Einstein. Simboli me i pakundërshtueshëm dhe i gjithëpranueshëm i gjenialitetit është pa dyshim fizikani i madh gjerman Albert Einstein. Kur ai vdiq ne vitin 1955, trupi i tij u dogj, ndërsa truri ju ruajt nga një mjek, Thomas Harvey. Ai u mor shumë me të, duke e fotografuar dhe studiuar në imtësi, për ta ndarë me pas në 240 pjesë, të cilat i ruajti për 30 vjet me radhë në formalinë për t’ia dorëzuar më pas spitalit të Princeton. Ajo që doli nga analizat, tregoi se dimensionet e trurit të tij ishin normale, por neuronet, ishin të rrethuara nga një numër i qelizave “gliale”, ato që sigurojnë ushqimin e tyre, mbi normë. Një tjetër detaj, është mungesa e një pjese të caktuar, dhe se lobit perietal inferior ishte më i madh se normalja. Në këtë zonë të trurit ndodhet qendra e perceptimit matematik të hapësirës.
2. Inteligjenca dhe diskriminimi. Ai qe ideoi i pari koeficientin e inteligjencës, Q.I., është Alfred Binet në Francë në vitin 1905. I lindur tërësisht për qëllime të mira, ky koeficient, i cili pati një përhapje dhe sukses të jashtëzakonshëm dhe që vazhdon edhe sot, bëri që shumë psikologë, të mendojnë se ai është i trashëgueshëm, çka presupozonte se po ashtu, e trashëgueshme do te ishte edhe kapaciteti i ulët intelektual, duke i dhënë kështu shkëndijë teorive të diskriminimit intelektual dhe praktikave të sterilizimit.
3. Koeficienti Q.I. nuk është gjithçka. Ka shumë shembuj që e vërtetojnë se një koeficient i ulet nuk presupozon detyrimisht kapacitet të ulët intelektual. William Shockley, i njohur për fitimin e Çmimit Nobel në fizike ne vitin 1956, ne vogëli është përjashtuar nga studimet, vetëm për faktin se kishte një Q.I. te ulet. Sot është pjekur mendimi se kapaciteti intelektual është një ndërthurje e ndikimeve familjare, aksesit ne shkolle, backaground-it kultural, kontekstit social dhe nuk është e mundur qe te matet vetëm me anë të një testi.
4. Njihen tre tipa gjenish. A) gjenitë gregare. Janë ata qe kane mundësi te kapin menjëherë problemin, por qe përgjithësisht nuk kane deshire te duken dhe të dalin ne evidencë. B) gjenitë e izoluar. Janë ata që tërhiqen nga problemet, por nuk kanë qejf punën në skuadër, sikurse ndodh me informatikanet. C) gjenitë e paparashikuar. Këta kane ide të mira, por karaktere të këqinj dhe në shumë raste edhe probleme me paqëndrueshmëri të humorit dhe shqetësimet bipolare.
5. Gjenialiteti dhe fiziku. Kur flasim për gjenitë, përgjithësisht i perceptojmë ato me një fizik te dobët. Kjo nuk është e vërtetë. Kush e njeh Dolph Lundgren, Ivan Drago tek Rocky III, duhet të dijë se ai ka një koeficient 160 si dhe një diplome në inxhinieri kimike nga Massachusetts Institute of Technology. Veç kësaj, ai flet në shtatë gjuhë, tre prej të cilave në mënyrë fluente.
6. Gjenialiteti dhe autizmi. Është i njohur një forme e caktuar e autizmit, “sindromi Asperger”. E ka marrë këtë emër pikërisht prej Hans Asperger, pediatri austriak, i cili vuante nga ky sindrom dhe që mbështeste idenë se mes sëmundjes se tij dhe gjenialitetit të tij, ekzistojnë lidhje.
7. Gjenialiteti dhe gjumi. Përgjithësisht gjenitë e vërtetë kane ritmin e tyre të jetës, por ajo që i dallon, është pagjumësia. Kjo shpjegohet me faktin se tek këta persona, truri i tyre është superaktiv dhe ka më pak mundësi për tu çlodhur.
8. Gjenialiteti dhe shpikja. Thomas Edison mbahet si shpikësi më i madh në botë. Vetëm në ShBA, ka 1093 patenta dhe po aq në vendet e tjera të botës.
9. Gjenialiteti dhe seksi. Një studim i realizuar ne shkollat më të mira të Amerikës, tregoi se studentët inteligjentë, ishin më të “dobët” se sa ata më pak inteligjentë në drejtim të lidhjeve me seksin e kundërt. Për këtë madje ka edhe shpjegime, sipas të cilave, testosteroni, hormoni mashkullor, kundërshtohet nga substanca të tjera kimike që prodhon truri inteligjent. Një tjetër shkak mund të jetë edhe përgjegjshmëria e inteligjenteve ndaj sëmundjeve seksualisht infektuese. Një tjetër shpjegim lidhet me kohën, që për inteligjentët është shumë më e rëndësishme të kalohet përmbi libra, sesa përmbi femra.
10. Karakteristikat më të rëndësishme qe i bashkojnë gjenitë janë evidentuar nga Alfred Barros, psikolog amerikan i Universitetit të Kalifornisë. Sipas tij, bëhet fjalë për kurajon, entuziazmin, kuriozitetin, perfeksionin dhe sensin i humorit.
/TV Malisheva