Janë disa ligje të çuditshme në disa vende të botës, të cilat nuk i dimë, nëse do ti vizitonim këto vende aksidentalisht pa dijeninë tonë mund të kemi telashe, prandaj lexoni këto ligje më poshtë.
Çamçakëzi në Singapor
1. Kur shkoni në Singapor mos merrni me vete çamçakëz, por merrni gjethe mente me vete, sepse mes listës së gjatë të artikujve që nuk lejohen të importohen në Singapor është çamçakëzi. Një rregull që duhet zbatuar për t’ i mbajtur pastër hapësirat publike.
2. Vendosja e një emri të çuditshëm për foshnjën tuaj në Danimarkë.
Personat e famshëm në Danimarkë do të tërhiqen pasi vendi ka udhëzime zyrtare për emrat e fëmijëve. Nëse dëshiron të vendosësh emrin e foshnjës tuaj diçka tjetër, përveç 7.000 emrave të aprovuar, duhet të merrni së pari aprovimin nga Qeveria.
3. Të bërit hiking lakuriq në Zvicër.
Zvicerianët me mirësi iu kërkojnë të mos bëni hiking nudo. Në fakt kantoni zvicerian ishte i pari që ndaloi veprimtarinë e pahijshme të një burri gjerman i zhveshur, i cili kaloi pranë një familje që ishte duke bërë piknik në vitin 2009.
4. Të prekësh me dorë zogjtë në Venecia.
Një gjobë deri në 700 dollarë është në qarkullim për këdo që ushqen pëllumba në sheshin e Shën Markut në Venecia. Qyteti ndaloi praktikën duke përmendur zogjtë si rrezik për shëndetin.
5. Të fishkëllesh në Kanada.
Në një qytet të Kanadasë është një ligj që kufizon zhurmën e tepruar. Rregulli thotë se nuk lejohet asnjë britmë, bërtitje, fishkëllim ose këndim në çdo kohë.
6. Pulat tuaja nuk mund të kalojnë rrugën në Gjeorgji.
Nëse keni pula në Gjeorgji është e paligjshme t’i lejoni ta kalojnë rrugën, thjesht ligji dëshiron që pronarët të kenë nën kontroll pulat e tyre në çdo kohë.
7. Të vishemi me taka të larta në Greqi.
Mos i vishni takat e larta nëse po planifikoni të vizitoni qytetet historike të Greqisë. Takat e larta janë të paligjshme në monumentet e caktuara antike, sepse mund t’i dëmtojnë ato.
8. T’i vendosni emrin Napoleon një derri në Francë.
Ligji në fakt nuk e përcakton saktësisht Napoleonin, por përkundrazi thotë se është e paligjshme të ofendosh krerët e shteteve duke i vënë derrit tënd emrat e tyre. Që nga viti 2013 nuk është më një vepër penale, por më mirë të ia vendosni një tjetër emër, nëse doni t’i shmangni akuzat e rrepta të shpifjeve të vendit.
9. Të urinosh në oqean në Portugali.
Ju nuk mund të urinoni në oqeanin në Portugali, megjithëse nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë që dikush mund të jetë kapur ndonjëherë duke e bërë këtë, por për respekt të plazhistëve të tjerë thjesht mos e bëni një gjë të tillë.
10. Përdorimi i armëve të ujit në Kamboxhia në prag të vitit të ri.
Në vitin 2001 Guvernatori ndaloi shitjen dhe importimin e të gjitha armëve të ujit nga frika se mos shkaktonin trazira sociale gjatë kremtimeve të vitit të ri.
/TV Malisheva