Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.580 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 165, ndërkaq sot janë shëruar 12 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /TV Malisheva

 

Share.