Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar pesë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 214.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive është 54.
/TV Malisheva