Të qenit pjesë e një kompanie e cila beson që vendi punës e bën ndryshimin edhe në jetën jashtë saj, është zakonisht puna që e doni ose jo. Mjedisi pozitiv i punës është çelësi i punës për të pasur sukses. Në një mjedis të kundërt, ulet vetëbesimi dhe krijohet energjia e keqe te punonjësit, prandaj mundësia për të pasur sukses në karrierë me atë lloj punë është jashtëzakonisht e vështirë.

Autorja e librit “Surviving the Toxic Workplace” Linda Durre, tregon që gjatë kohës sa e ushtronte profesionin e psikoterapeutes nga shumë njerëz ishte pyetur “Si të menaxhohet negativiteti në punë?” “A ka kompani të mira ku mund të punoj”, “Si mund ta gjej një dhe të mund të punësohem?” e të tjera pyetje të tilla.

Sipas saj, janë 10 karakteristika të mirëqenies në vendin e punës dhe të një mjedisi pozitiv pune.

Vlera pozitive

Deklarata pozitive për misionin e kompanisë, përshkruan më së miri përkushtimin e lartë që ka kompania ndaj cilësisë dhe shërbimit ndaj njëri-tjetrit, kompanisë, klientëve dhe aksionarëve. Kompania synon që të arrijë qëllimin e saj në mënyrë etike, të ndershme dhe e vetëdijshme që po punon për ta përmirësuar mirëqenien dhe planetin.

Atmosferë relaksuese dhe produktive

Anëtarët e kompanisë kënaqen kur vjen koha të shkojnë në punë, e po ashtu ndihen të vlerësuar, në njohuri për gjërat në punë dhe të shpërblyer. Shenja të frikës, dominimit, bullizmit, ngacmimeve seksuale dhe të sulmeve nuk janë pjesë e këtyre mjediseve. Krijimtaria, produktiviteti dhe të menduarit jashtë kornizave janë në lulëzim e sipër.

Angazhimi për shkëlqim

Punonjësit e japin më të mirën, po më të mirën prej vetes. Ata përpiqen që të jenë më të mirët dhe të ofrojnë produkte dhe shërbime më cilësi të lartë. Po ashtu, marrin përgjegjësi për veprimet apo vendimet e tyre.

Komunikim i hapur dhe i sinqertë

Të gjithë komunikojnë me “letra të shpalosura”, duke i zgjidhur vështirësitë në një mënyrë pozitive. Askush nuk luan “lojëra të ndotura” të hakmarrjes, kur marrin kritika të arsyeshme. Në vend të kësaj, ata i marrin këto kritika si mundësi për t’u rritur në karrierë.

Bashkëpunim, mbështetje dhe fuqizim

“Mund ta bëj”, “shkojmë edhe më tutje” dhe “po fitojmë” janë shenja të një mjedisi pozitiv të punës. Punonjësit kanë një ndjenjë shoqërie, bashkëpunimi dhe fuqie. Konkurrenca e shëndoshë këtu shihet pa goditje pas shpinës dhe të këqija.

Humor

Punonjësit i mbajnë gjërat në prizmin e argëtimit, kënaqen dhe qeshin shumë. Siç e dimë e qeshura e liron hormonin e endrofinës, antidepresivin tonë natyral.

Dhembshuri, respekt dhe mirëkuptim

Mirësia dhe mirëkuptimi mbizotërojnë kur punonjësit përballen me sfida të tilla si aksidente, sëmundje, tragjedi personale dhe fatkeqësi natyrore. Në këtë mënyrë ata nuk do të marrin parasysh asnjë vështirësi në punë, kur trajtohen mirë, me mirëkuptim, dhembshuri dhe respekt.

Fleksibiliteti

Kompania dhe punonjësit e saj përqafojnë ndryshimin, akomodojnë tendenca dhe teknologji të reja dhe përfshijnë aftësi të reja. Ata e dinë që nëse nuk e bëjnë, biznesi do të përfundojë në një vend të vjetër, nga i cili askush nuk do ta kthejë shikimin.

Përforcimi pozitiv

Njerëzit kanë nevojë për mirënjohje dhe vlerësim për t’u motivuar. Komplimentet e vërteta, shpërblimet, vlerësimet, ngritjet, promovimet dhe certifikatat e arritjeve bëjnë mrekulli! Në kompani me frymë pozitive kompania falënderon punonjësit rregullisht në këto mënyra.

Theksohet shëndeti, familja dhe mjedisi

Kompania ofron sigurim shëndetësor gjithëpërfshirës, ajo ka vende ku punonjësit mund të relaksohen, zyra që janë të ndriçuara me ndriçim natyral dhe llampa inkadeshente dhe jo me halogjen ose floureshente. Organizata është e vetëdijshme për mjedisin duke inkurajuar energjinë diellore dhe riciklimin.

Share.